MENU
klinika

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik

Makina përplas për vdekje kalimtaren, plagoset shoferi

29.01.2020 - 16:24

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Sipas të dhënave të para një automjet ka përplasur një kalimtare që ka gjetur vdekjen në vend.
Drejtuesi i mjetit, 65-vjeçari me iniciale GJ.D., ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Nuk dihet ende identiteti i gruas që ka humbur jetën.

Informacion Paraprak
Më datë 29.01.2020 ora 15:00, në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur  “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, duke qene në drejtimin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, banues në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase, ende e pa identifikuar (këmbësore).

Drejtuesi i mjetit po dërgohet per ndihmë mjeksore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit