MENU
klinika

Haradinaj: Mediat po bëjnë gabime

“Marrëveshja Prishtinë -Beograd nuk flet për taksën 100 përqind”

22.01.2020 - 14:13

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka mohuar se marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë-Beograd eliminon taksën 100 për qind ndaj Serbisë.

I pyetur nga gazetarët kosovarë, se si do të ndikojë kjo marrëveshje në vendimin për taksën 100% të vendosur nga Qeveria për produktet serbe e boshnjake, ai ka deklaruar se kjo nuk flet për taksën.

“E pash që Gazeta Express ka raportuar se kjo marrëveshje e heq taksën është problem, shikoni ka taksë, çdo udhëtim për çdo linjë ajrore çdo drejtim ajror, ka taksa të obligueshme ndaj aeroportit, ata i rrisin çmimet e biletave, qysh e dini çmimet me aderu në aeroportin tonë janë me të shtrenjta se sa në rajon, në Shkup ka fluturime më të lira, në letrën e qëllimit që e tregon pala e Kosovës bashkë me NATO-n, nuk vendosim taksa shtesë përpos ato që i ka aeroporti që janë të zakonshme për të gjithë.

I japin status të barabartë Lufthansës nga Prishtina në Beograd ose nga Beogradi në Prishtinë, pa ndonjë diskriminim, pra kjo nuk ka të bëjë me taksën 100 për qind”– ka deklaruar ai.

Kryeministri në detyrë thotë se është angazhuar në arritje të kësaj marrëveshje e se vendimtar ka qenë angazhimi i të deleguarit të presidentit amerikan në dialog, Richard Grenell.

“Më dhimen mediat tona që po bëjnë kaq gabime bazike, janë gabime të pakuptueshme, nuk është në kontekst me taksën 100%, sikurse e dini, udhëtarët tonë vijnë prej të gjithë botës, edhe unë kam qenë pjesë e përgatitjes së një arritje të tillë, interesimi ka qenë shumë i hershëm, vendimtar ka qenë angazhimi i ambasadorit Grenell”– ka thënë Haradinaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me ndërmjetësim të amerikanëve

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi