MENU
klinika

"Nënë mos kij frikë se ke djemtë në Selanik..."

Mbërrijnë ndihmat e shqiptarëve të Greqisë

19.01.2020 - 12:49

Një sasi e konsiderueshme ndihmash për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka mbërritur mbrëmjen e së shtunës nga shqiptarët e Selanikut në Durrës.

Përmes një itinerari simbol që dëshmon miqësinë e hershme dhe binjakëzimin mes dy qyteteve, kamionët me ndihma u nisën nga parku me emrin “Durrësi” në Selanik dhe mbërritën në sheshin “Selaniku” të qytetit.

Nisma për ndihmat në krevatë, dyshekë, batanije, veshmbathje dhe ushqime u ndërmor nga Komuniteti Shqiptar i Selanikut, përfaqësuesit e të cilit shoqëronin kamionët.

Luan Zyka, kreu i shoqatës Komuniteti Shqiptar i Selanikut:

”Në Selanik jetojnë mijëra shqiptarë dhe sapo dëgjuan për tërmetin e tmerrshëm që kishte ndodhur në Shqipëri iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë. Ndihma janë dhënë dhe nga qytetarët, tifozët grekë të Aris e Paokut, bashki dhe institucione greke, kisha ortodokse dhe katolike. Reagim solidar i të gjithë shoqërisë së Selanikut. Kjo tregon se kur popujt kanë dëshirë të mirë e duan të bashkëjetojnë e ardhmja e tyre është pozitive dhe harmonike.”

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Florian Tahiri i falenderoi shqiptarët për solidaritetin.

“Gjej rastin të falenderoj shqiptarët e Selanikut dhe të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë nëpër botë sepse na janë gjendur pranë dhe na kanë ndihmuar në këto ditë të vështira.”

Në këto ditë të ftohta dimri, destinacioni i këtyre ndihmave do të jenë familjet që jetojnë në çadra në zonat rurale të bashkisë Durrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Soreca tregon ç'do ndodhë pas Janarit

15 mln euro nga BE ishin vetëm hapi i parë


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi