MENU
klinika

Emrat e 40 aplikantëve

Mbyllen aplikimet për kreun e BKH-së

31.01.2020 - 11:22

Janë mbyllur aplikimet për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së), dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja bën me dije se janë 40 aplikime.

Ndër këto 40 aplikime, 7 janë femra mes tyre edhe Aida Veizaj (Hajnaj), zv drejtoresha e përgjithshme e policisë si dhe Lindita Nushi ish zyrtare e policisë kufitare.

Ndërkohë Artur Beu është gjithashtu pjesë e strukturave të policisë, në marrëdhëniet me jashtë; Atnan Shehu punon si oficer i Krimeve të rënda; Ardian Çipa tek drejtoria e policisë së shtetit, Dritan Osmani oficer në gardën e Rrepublikës, Bujar Madani oficer i policisë gjyqësore, Ervin Hodaj pedagog pranë akademisë, ish drejtor i policisë Tiranë; Gentjan Shehaj ish drejtor i policisë Vlorë; Eduart Merkaj zyrtar i policisë kufitare; Adriatik Ago zv drejtor i përgjithshëm i SHÇBA; Artan Shkëmbi kreu i forcës së Ligjit; Krenar Ahmeti ish zyrtar i policisë rrugore, Pëllumb Seferi ish shef i Interpolit, Ylli Pjeternikaj prokuror; Saimir Shehri ish drejtor i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili Drejtori i përgjithshëm i burgjeve.

Mesazh nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Për aplikimet për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së)

Aplikimet për pozicionin e Drejtorit të BKH-së janë mbyllur. Kam kënaqësinë t’ju informoj që në total kanë aplikuar 40 persona, nga të cilët 7 janë femra. Shikoni më poshtë listën e personave që kanë aplikuar. Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të indentifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore sipas Ligjit për SPAK-un (Ligji Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”). Të hënën në 3.02.2020, ne do të shpallim emrat e atyre që plotësojnë kriteret dhe që do të ftohen të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes.

Arben Kraja,
Drejtues i Prokurorisë së Posaçme
Lista e aplikantëve për Drejtor të BKH-së

1. Adriatik Ago
2. Agim Ismaili
3. Aida Veizaj
4. Ajas Gjeta
5. Arben Karkini
6. Ardian Çipa
7. Artan Pjetërnikaj
8. Artan Shkëmbi
9. Artur Beu
10. Atnan Shehu
11. Bardhi Koçi
12. Blerina Bajollari
13. Blerta Dervishi
14. Bujar Madani
15. Dritan Osmani
16. Edmond Kasmi
17. Eduart Merkaj
18. Endri Hoxha
19. Enver Levani
20. Ervin Hodaj
21. Ervin Hoxha
22. Gentian Hilla
23. Gentjan Shehaj
24. Gjovalin Ulndreaj
25. Haris Ngjeqari
26. Ibrahim Disha
27. Idajet Faskaj
28. Krenar Ahmeti
29. Kristaq Dashi
30. Lindita Nushi
31. Mimoza Haxhihyseni
32. Pal Shkambi
33. Pëllumb Seferi
34. Petrit Imeraj
35. Rekela Ismaili
36. Sabri Hoxha
37. Saimir Shehri
38. Xhabir Zejnuni
39. Ylli Pjetërnikaj
40. Zef Preçi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Çdo person që plotëson kriteret minimale…"

Ambasada amerikane thirrje: Bëni përpara dhe aplikoni për kreun e BKH

Kushtet t'u bërë hetues i BKH-së

Hapet gara për shefin e FBI-së shqiptare