MENU
klinika

“Ik ose do të vritesh”!

Merret vendimi për politikanin që kërcënoi Albin Kurtin

03.01.2020 - 17:45

Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, javën e kaluar përmes rrjetit social “Facebook” kishte kërcënuar me vrasje liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Menjëherë pas këtij kërcënimi ai u arrestua nga policia e Kosovës ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë. Në seancën e mbajtur të hënën me 30 dhjetor në gjykatën themelore në Prishtinë prokuroria themelore kishte këkuar 30 ditë paraburgim për Haxhi Hotin.

Por Gjykata Themelore nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë dhe ka marrë vendim që Haxhi Hoti të lirohet nga arresti dhe t’i caktohet masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar. Lajmin për io e ka konfirmuar përmes telefonit zëdhënësja për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Zyrtari i NISMA megjithë kërcënimin me vrasje që I bëri Albin Kurtit Vitin e Ri e festoi pranë familjes.

Vet lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti përmes rrjetit social në facebook kishte bërë thirrje që të lirohet Haxhi Hoti pasiqë nuk e kishte marrë seriozisht kërcënimin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e frikshme e anëtarit të Nismës

“Albin Kurti ka 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet”

"Nuk do të luajë kurrë kundër meje"

“Do mposhtet keq”, Vuçiç ‘provokon’ Albin Kurtin