MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

06.01.2020 - 08:34

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e hënë, dt.06 Janar 2020, priten reshje të dobëta dhe lokalisht të dobëta në shumicën e qarqeve.

Në Veri, Veri-Lindje, Jug dhe Jug-Lindje të vendit, në zonat malore mbi 800 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 9 °C
në vendet e ulëta: 0 / 7 °C
në vendet malore: -6 / -2 °C

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.