MENU
klinika

Çfarë kërkon Pendarovski?

“Metodologjia për zgjerim të BE-së të miratohet deri në mars”

17.01.2020 - 14:43

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski para korit diplomatik në Shkup bëri thirrje që metodologjia e re për zgjerimin e BE-së të miratohet deri në mars të vitit 2020.

Ai tha se mesazhet që vazhdimisht arrijnë nga udhëheqësia e BE-së janë në drejtim të plotësimit të BE-së me vendet e rajonit.

“Dëshiroj që sa më shpejt, të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njohin këtë moment vendimtar për hapa të guximshëm dhe konkret dhe bëj thirrje që metodologjia e re për negociatat të miratohet deri në mars të vitit 2020, kurse paralelisht me miratimin e metodologjisë të merret vendimi për dhënien e datës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë fqinje.”– tha Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

Presidenti Pendarovski ka theksuar se nga Qeveria Kalimtare pret që zgjedhjet të organizohen në atmosferë demokratike kurse partitë të sillen me përgjegjësi.

kolana e librave

“Pres që pas përfundimit të zgjedhjeve, shpejt të formohet qeveria dhe në këtë drejtim jam i gatshëm të kontribuoj në respektimin e kushtetutës gjatë ndarjes së mandatit. Interesi i qytetarëve, pa marrë parasysh opsionin që përkrahin, është që të vazhdojnë proceset integruese.

Pavarësisht se kush do të fitojë pres zbatimin e reformave të domosdoshme në drejtim të realizimit të përcaktimeve shtetërore për qëllimet tona strategjike”– deklaroi Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

Presidenti Pendarovski në fjalimin para korit diplomatik, pret që dialogu Prishtinë – Beograd të ketë një dinamikë të re, në interes të dy vendeve por edhe rajonit.

Ai shprehet i bindur se çdo zgjidhje që do të dakordohet mes dy vendeve, ku do të respektohen të drejtat e sovranitetit dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve fqinje, do ta ketë përkrahjen e Maqedonisë së Veriut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të pranishëm Pendarovski dhe Bërns

Karvani i NATO-s zbarkon sot në Shkup dhe Manastir

Ja çfarë thotë Pendarovski!

Maqedonia e Veriut pjesë e NATO?