MENU
klinika

Meta pret Ambasadorin e ri të Italisë

“Mirëpresim një prani më të madhe të investitorëve italianë në Shqipëri”

09.01.2020 - 15:02

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, z.Fabrizio Bucci, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Duke e uruar për përmbushjen me sukses të detyrës së tij shumë të rëndësishme në Tiranë, Presidenti Meta vlerësoi se Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik, si dhe partner kryesor tregtar i Shqipërisë.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit u shpreh se “mirëpresim një prani më të madhe në sektorë strategjikë të investitorëve italianë në Shqipëri”.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendin tonë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkim shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë, si dhe besimin për vijimin e asistencës italiane edhe për rehabilitimin e zonave të prekura nga tërmeti.

“Urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali”- tha Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit inkurajoi që të rrisim bashkarisht përpjekjet për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video/ Cili është hapi i radhës nga Presidenti?

‘Nxehen gjakrat’ mes Metës dhe Dvoranit


Lala: Janë edhe 2 aplikacione të reja që po përdoren nga bota e krimit

Çfarë pritet të dalë nga zbërthimi i mesazheve në ‘Matrix’?

Shpërblime dhe ndihma financiare në rast fatkeqësie familjare

Qeveria merr vendimin: Çfarë përfitojnë punonjësit e Gardës

Njihuni me historinë e veçantë të jetës së saj

Ndërron jetë Mbretëresha e Suedisë