14.01.2020 - 12:25
Mëngjesin e kësaj të marte juglindja është mbuluar nga mjegulla.
Policia Rrugore e Korçës ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteteve që të bëjnë kujdes, pasi shikimi në kushte të tilla është mjaft i kufizuar.
Më tepër kujdes gjithnjë sipas rrugorëve drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë në rrugët nacionale aty ku dhe fluksi i mjeteve është më i madh.
Për të parandaluar aksidentet në këto akse sektori i qarkullimit ka shtuar patrullat e policisë.