MENU
klinika

Çfarë pritet nga takimi?

LDK merr Presidentin, VV do të falë edhe….

09.01.2020 - 09:08

Mediat kosovare paraprijnë se sot mund të finalizohet përfundimisht një marrëveshje për koalicionin qeverisës.

Sipas skenarit që ato kanë ngritur duket se LVV do t’i japë LDK-së dhe një ministri tjetër si ajo e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë ku si emër për këtë ministri gjatë ofertës publike të dy ditëve më parë Rozeta Hajdarin.

Gjithsesi Kurtit i mbetet post i kryeministrit, i kryetarit të Kuvendit që është Glauk Konjufca si dhe katër ministry kurse LDK merr 6 ministri dhe Presidentin.

Sipas gjasave,  LDK do t’i ketë 6 ministri:

Ministria e Jashtme, e Integrimit Europian dhe Diasporës

Ministria e Brendshme, e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal

Ministria e Arsimit dhe Kulturës

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 4 ministri:

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Financave dhe Transfereve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit

LDK-ja do ta ketë të drejtën për ta propozuar kandidatin për Presidentin e Kosovës, i cili do të përkrahet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Glauk Konjufca do të mbetet Kryetar i Parlamentit.

Vjosa Osmani do të mund të zgjidhet Ministre e Punëve të Jashtme ose Zëvendëskryeministre e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Presidenti' problemi kryesor

“Jemi ende larg me LDK”

Deputetja e Vetëvendosjes

Dikur LDK bënte pazare për poste


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë