MENU
klinika

Itali-Shqipëri dhe anasjelltas

Nisin lundrimet në portin e Durrësit, tragetet plot

02.01.2020 - 14:29

Kanë rinisur normalisht lundrimet e trageteve nga porti detar i Durrësit në drejtim të brigjeve italiane dhe anasjelltas.

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në orar dy tragetet e linjës Bari-Durrës.

Në mbrëmje, do të nisen tre tragete në drejtim të Barit dhe Ankonës.

Puna vijon normalisht dhe në kalatat e terminalet e tjera portuale.

Janë ankoruar dy anije tregtare dhe në ditët në vijim kanë njoftuar ardhjen edhe 7 të tjera me mallra të ndryshëm importi, si grurë, kripë, ure, melaminë, llamarinë, etj.