MENU
klinika

Po bonusi?

Një mijë persona largohen nga hotelet për në shtëpitë me qira

04.01.2020 - 20:11

Nga rreth 4200 banorë të prekur nga tërmeti që kanë qenë të strehuar nëpër hotele, mbi 1000 janë larguar, ndërkohë që pjesa tjetër vazhdon të akomodohet nëpër këto struktura.

Bonusi është njëra anë, nga ana tjetër banorët kërkojnë që të marrin përgjigje se çdo të bëhet me shtëpitë e tyre.

Për disa bonusi është i pamjaftueshëm, ndërkohë që ka shtresa sociale vurnerabël, si të moshuarit, që e kanë të vështirë të merren me gjetjen e shtëpive me qira.