MENU
klinika

"Një nga përvojat më drithëruese"

Arbana Osmani viziton kampin e Aushvicit

25.01.2020 - 17:26

Arbana Osmani ka vizituar kampin e përqendrimit në Aushwitz.

Moderatorja e njohur shqiptare ka publikuar para pak minutash disa foto nga “kampi i vdekjes”, që të thyejnë zemrën.

Ajo shprehet se kjo është një nga përvojat më drithëruese që ka pasur në jetë dhe e kuptojmë!

Në një seri fotosh të publikuara nga brenda kampit, Arbana na tregon këpucët e viktimave, rrobat e fëmijëve apo shtretërit prej druri ku flinin ata, që të prekin në shpirt.

Në mesin e dhomave atje, ajo që ka tërhequr vëmendjen e moderators është pigu i enëve të ngrënies të mbledhura në një dhomë të tërë.

Nga viti 1940 deri në 1945 të paktën 1,1 milionë persona kanë vdekur në Auschwitz-Birkenau, 960.000 prej të cilëve burra, gra dhe fëmijë hebrenj të shpërngulur nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët.

Nuk e dimë nëse ky udhëtim i Arbanës lidhet me ndonjë nga historitë e saj të dhimbshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, por gjithsesi na mbetet të presim këtë fundjavë.

www.konica.al