MENU
klinika

Zbardhet dokumenti

Pakti sekret i Ballit Kombëtar që refuzoi britanikët

20.01.2020 - 07:53

Në kulmin e luftës në vendin tonë, Balli Kombëtar kishte ndërmarë një lëvizje për të siguruar mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe. Kur lufta ndodhej në pjesën më të ashpër të saj dhe në prag të përfundimit të operacionit të dimrit, më konkretisht në shkurt të vitit 1944, lideri i Ballit Kombëtar në zonën e Vlorës, Skënder Muço, u ka paraqitur një marrëveshje të shkruar oficerëve britanikë në Shqipëri.

Ai ka takuar majorin Antoni Kuell në Dukat, ku ai kishte shtabin, duke i parashtruar që këtë marrëveshje ta dorëzonte në komandën ushtarake të Aleatëve në Kajro. Skënder Muço kërkoi gjithashtu që të udhëtojë drejt Kajros për të finalizuar marrëveshjen.

Kjo marrëveshje përmban disa pika mjaft interesante. Balli Kombëtar kërkonte nga britanikët që ata të siguronin pavarësinë e Shqipërisë pas lufte dhe në këmbim, ata ofronin gjithë mbështetjen e tyre ushtarake për të luftuar gjermanët, madje nën komandën e oficerëve britanikë.

Marrëveshja në fjalë, pasi u shqyrtua nga zyra politike e aleatëve në Kajro, iu nis për miratim edhe Ministrisë së Jashtme britanike. Në raportin sekret të zyrës aleate drejtuar Ministrisë së Jashtme britanike, thuhet se aleatët i trembeshin një lufte civile në shkallë të gjerë në Shqipëri, nëse Balli Kombëtar mbështet me armë e municione.

Sakaq, ata kërkuan garanci nga Balli Kombëtar, duke i kërkuar të niste menjëherë luftën ndaj gjermanëve e më pas mund të merrnin ndihma ushtarake të tyre. Por thelbi i paktit sekret të Ballit Kombëtar ishte një marrëveshje politike, e cila do të siguronte pavarësinë e Shqipërisë, e për më tej një Shqipëri jo komuniste.

Për shkak të zhvillimeve të luftës, edhe për shkak të mosbesimeve të shumta, bëri që kjo marrëveshje të mos realizohej. Ilir Blloshmi, përmes një dokumenti që e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Facebook, shkruan bashkëngjitur saj:

“Ky dokument tregon të vertetën. Pavarësisht propagandës komuniste. Nuk e ka përpiluar As Mehmeti, as Nexhmija, as Beqir Balluku. Eshtë marrë nga arkivat britanike. Ja kush ka qënë Balli në të vërtetë”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit