MENU
klinika

Qëndrimi i guximshëm i Shqipërisë ndaj Iranit…

Palmer takohet me Yuri Kim

16.01.2020 - 16:50

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor, Matthew Palmer u takua me ambasadoren e re të SHBA në Shqiëpri, Yuri Kim.

Ambasada amerikane bën me dije se dy ishin çështjet të cilat kanë shënjuar vitin 2020 për botën dhe Shqipërinë, konfliktin SHBA-Iran si dhe marrëveshjen mes palëve politike në Shqipëri për Reformën Zgjedhore.

Ambasada amerikane e konsideron qëndrimin e Shqipërisë ndaj Iranit si të guximshëm dhe parimor kurse lidhur me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore SHBA e konsideron pozitiv.

Statusi i Ambasadës së SHBA në Shqipëri

??️ | Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Mattheë Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. #SHBAQendronKrahShqipërisë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN