MENU
klinika

Shtohen sheshe dhe rrugë të reja

Parkimet parashikohet ‘të dhurojnë’ 5 mln euro

11.01.2020 - 16:54

Nëse në 2019-ën parkimet ‘dhuruan’ vetëm 3.8 milion euro, këtë vit bashkia Tiranë synon të mbledhë rreth 5 milion nga parkimet e kryeqytetit. 

Në buxhetin e vitit 2020, ky institucion argumenton se rritja në të ardhurave nga tarifa e parkimit do të vijë për shkak të shtimit të dy shesheve të reja si Sheshi Italia dhe Parkimi Publik 2 kate nën tokë në rrugën e Elbasanit, si dhe rrugë të tjera që pritet të shtohen në sistemin e tarifimit zona C.

Krahasuar me vitet e kaluara, arkëtimi i tarifës së parkimit për vitin 2018 ka një rritje të ndjeshme kryesisht nga pagesat e parkimit (të ardhurat) me SMS, si rrjedhojë e riorganizimit të strukturave, mënyrës së arkëtimit dhe evidentimit në kohë të përdoruesve të parkimit në rrugët me pagesë por dhe në sheshet e miratuara për parkim. Në vitin 2019 arkëtimet janë në të njëjtin nivel si viti 2018.

Tanimë dihet që, prej disa vitesh, shërbimi i parkimit në kryeqytet është bërë me pagesë, fillimisht në rrugët kryesore dhe më tej është shtrirë në rrugët dytësore, me çmim më të reduktuar, duke bërë që të ardhurat nga ky zë të kenë një kontribut të rëndësishëm në buxhetin e Bashkisë së Tiranës, para të cilat shkojnë në funksion të gjelbërimit të kryeqytetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN