MENU
klinika

Të kuqtë rikthejnë italianin

Partizani prezanton trajnerin e ri

04.01.2020 - 12:42

Partizani e nis vitin me prezantimin e trajnerit të ri, një njohje e klubit të kuqit. Adolfo Sormani është trajneri i ri i Partizanit. 54-vjeçari i lindur në Napoli rikthehet në krye të “demave të kuq”, post të cilin e ka mbajtur edhe në vitin 2016.

Përmes njoftimit përkatës në faqen e internetit, klubi kampion në fuqi i Shqipërisë bën me dije detajet e kësaj “martese” dimri:

“Klubi i Futbollit Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Adolfo Sormanin. Trajneri 54-vjeçar ka qenë pjesë e klubeve të Juventusit e Napolit në Itali dhe së fundi në krye të ekipit danez, Velje, me të cilin arriti rezultate shumë pozitive.

Nën drejtimin e Sormanit, i cili kthehet në familjen e kuqe, përgjatë sezonit 2016-2017 ekipi ynë arriti rezultate historike në kompeticionet europiane, duke u kualifikuar deri në fazën “play off” të “Europa League”.

Trajneri Sormani ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë, është prezantuar sot nga presidenti Demi, dhe menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë”.

Misioni i Sormanit është rikthimi në krye, sepse mbrojtja e titullit konsiderohet diçka parësore. Kuptohet, nuk do të jetë e lehtë, sepse rivaliteti në këtë sezon duket më i madh; me Kukësin, Tiranën, Teutën e deri diku Bylis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Banderola për të ndjerët nga tërmeti

“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen”


Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola