MENU
klinika

Gjermanët janë të shqetësuar

Pekini BAIC dyfishon aksionet tek Daimler

06.01.2020 - 07:43

Grupi automjeteve nga Pekini BAIC raportohet që është gati të dyfishojë zotërimin e tij tek Daimler deri në 10%. Kjo do ta vendoste përpara Geely-t si aksioneri më i madh i firmës.

Kjo nuk vjen si surprizë pasi kompania shtetërore kineze, në Korrik rrëmbeu 5% të Daimler-it. Por ‘dragoi kinez’ ka kohë që është pjesë e Mercedes Benz të shitur në Kinë pasi qysh prej vitit 2005 ka ndërtuar motorrin, transmisionin si dhe pjesë të tjera të saj.

Një pjesë më e madhe në pronësinë e kompanisë mund të jetë një përpjekje e BAIC për të rivendosur perceptimin se ata janë partneri më i rëndësishëm i Daimler, dhe jo Geely.

Shumë gjermanë janë të shqetësuar, pasi me kaq shumë pjesë në kompani, duo kineze mund të bllokojë vendime strategjike, si dhe kompania mund të jetë pjesë e shqyrimeve më të detajuara nga qeveria Amerikane e cila ka veto në marrëveshje të tilla, ku pjesë e kompanisë janë edhe ata.