MENU
klinika

Viktima e parë për vitin 2020

Përplasi për vdekje çiklisten, në pranga shoferi 32-vjeçar

02.01.2020 - 18:49

Viktima e parë për vitin 2020 është një 40-vjeçare që u aksidentua kur po udhëtonte me biçikletë ditën e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në në Bulevardin Blu në Kamëz, ku 32-vjeçari po udhëtonte me mjetin tip “Fiat” dhe më pas përplasi për vdekje gruan.

32-vjeçari me inicialet Z. B. nga Kamza është arrestuar nga policia, ndërsa viktima nuk është identifikuar akoma.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. B. (M).,32 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” .