MENU
klinika

Cilat janë 10 objektivat?

Platforma e BSH për gjallërimin e kreditimit

05.01.2020 - 12:36

Sipas Atsh, platforma për gjallërimin e kreditimit, një projekt i rëndësishëm i iniciuar nga Banka e Shqipërisë dhe bankat tregtare në fund të vitit 2019, nis zbatimin këtë vit.

Në platformën për gjallërimin e kreditimit, janë përfshirë 10 objektiva ndër të cilat: zgjerimi i skemave të ndarjes së rrezikut të kredisë; marrja e aksesit në bazat e të dhënave të institucioneve shtetërore; rritja e bazës së kreditueshme të shqiptarëve, përmirësimi i edukimit financiar të popullsisë dhe në bashkëpunim me qeverinë, identifikimi i sektorëve strategjikë të zhvillimit, etj.

Gjatë vitit 2020, platforma pritet të marrë trajtë konkrete edhe nga propozimet do të paraqesin bankat tregtare për ndryshime ligjore dhe rregullative, me qëllim nxitjen e aktivitetit kreditues në vend.

Sfida e Bankës së Shqipërisë për vitin 2020 është rritja e qëndrueshme e kredisë me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN