MENU
klinika

"Punon në një kompani kosovare"

Policia serbe arreston punëtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve

18.01.2020 - 19:04

Në pikën kufitare të Jarinjës, është arrestuar sot Milan Vukashinoviq, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Për arrestimin e tij ka njoftuar Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, i cili ka thënë se ai është arrestuar vetë pse punon në një kompani kosovare.

“Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse z. Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kosovë/ Kolona të gjata në pikën kufitare me Serbinë konica.al
  • Postimi i Pacollit në Facebook:

Arrestohet nga Serbia, sepse punon në kompani kosovare Në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviç, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit, sipas informatave që posedojmë.

Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse z. Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe, një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës. Tash për tash, ai është duke u marrë në pyetje nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë të ardhur nga qyteti i Kralevës.

Raste të ngjashme me punëtorët serbë të Byrosë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, duke i pasur parasysh këto raste i dënojmë ashpër veprimet kriminale të Serbisë dhe njëkohësisht kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin