MENU
klinika

"Po krijojmë kushtet që të nisë puna"

Premtimi për 500 banesat/ Ruçi takon ambasadorin e ri shqiptar në Turqi

09.01.2020 - 12:40

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo, me rastin e marrjes së detyrës.

“Shqipëria dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe një bashkëpunim ekonomik të ngushtë. Shqipëria mirëpret investimet turke në vendin tonë dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik.

Ne vlerësojmë gadishmërinë e Turqisë për ndërtimin e 500 banesave për familjet e prekura nga tërmeti dhe qeveria shqiptare po krijon kushtet për fillimin sa më shpejt të ndërtimeve. Kjo duhet të jetë edhe një çështje prioritare për punën tuaj”– vuri në dukje Ruçi.

Ambasadori Kastriot Robo nënvizoi se Ambasada e Shqipërisë në Turqi dhe ai personalisht do të angazhohen maksimalisht për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh si edhe nxitjen dhe realizimin e nismës për ndërtimin e banesave për popullsinë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirrje për dërgimin e specilistëve

Janë dëmtuar 56 pallate dhe 255 banesa private


“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin