MENU
klinika

Ja ku të aplikoni për vizë pune

Punësimi në Gjermani, ambasada apel shqiptarëve: Mos u nxitoni…

08.01.2020 - 16:22

Të gjithë shqiptarët të cilët mendojnë të largohen nga vendi për të punuar në Gjermani nuk duhet të nxitohen për të udhëtuar menjëherë.

Ambasada gjermane bën me dije se se para se shqiptarët të udhëtojnë për në Gjermani, duhet të aplikojnë dhe të pajisen me vizë pune. Kjo kryhet tek ambasada gjermane në Tiranë dhe pas kësaj procedure shqiptarët mund të ikin për në Gjermani.

Po ashtu ajo bën apel se njoftime të tilla ndryshe nga faqes zyrtare të ambasadës gjermane nuk janë në përputhje me kuadrin ligjor.

Prej 1 janarit ka hyrë në fuqi paketa e emigracionit në Gjermani ku ofrohen lehtësira për të punësuarit aty nga vendet të cilat nuk janë të BE-së. Një prej tyre është Shqipëria dhe Gjermania ka mungesë punëtorësh të kualifikuar, sidomos në fushën e shëndetësisë për infermierë dhe doktorë. Nga kjo datë kush ka kontratë pune në Gjermani ka të drejtë të jetojë dhe punojë aty.

NJOFTIMI I AMBASADËS GJERMANE

⚠️ Ambasada Gjermane në Tiranë sjell në vëmendje që shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të kenë nevojë të pajisen me vizë pune, nëse duan të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani; për këtë vizë duhet të aplikohet pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë përpara se të ndërmerret udhëtimi drejt Gjermanisë. Njoftime, me përmbajtje të ndryshme nga kjo, të cilat qarkullojnë pjesërisht edhe në media, nuk janë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi: ➡️ https://tirana.diplo.de/al-sq/service/visa-einreise

⚠️ Die Deutsche Botschaft Tirana weist darauf hin, dass albanische Staatsangehörige für die Aufnahme einer Beschäftigung in Deutschland weiterhin ein Visum benötigen; dieses muss vor der Einreise nach Deutschland an der Deutschen Botschaft in Tirana beantragt werden. Anderslautende Meldungen, die teilweise in den Medien zirkulieren, entsprechen nicht der geltenden Rechtslage. ➡️ https://tirana.diplo.de/al-sq/service/visa-einreise 

foto galeri

“Na mungon propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar”

Debati për gjuhën shqipe në RMV, Rama: Nuk është çështje gjykatash, por…

Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!