17 punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem kanë dalë në protestë.
Ata kanë stakuar pompat e ujit dhe nënstacionin elektrik dhe kanë ndalur punën duke lënë pa energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe gjysmën e territorit të bashkisë.
“27 muaj pa marrë paga dhe sigurime”/ Punonjësit në Mallakastër në protestë, stakojnë pompat e ujit dhe energjisë elektrike
Për këtë ka reaguar edhe OSHE e cila shprehet se stakimi është bërë pa lajmërim dhe në mënyrë të paligjshme.
“Si pasojë e stakimit të energjisë, kanë mbetur pa energji 4 linja 6kV të rrjetit shpërndarës të OSHEE të cilët furnizojnë konsumatorët, objektet e rëndësisë së veccantë si Ujësjellësi i qytetit Ballsh, objekte të prodhim shfrytëzimit të Naftës të zonës përrreth, popullatën e zonës si fshatrat Drizar, Kremenar, Kapaj, Selic, Gjerbes, Selic, Ceril, Fratar, Minaz, Kadurov, Bejar, Malas, fshatrat: Drizar, Kud, Corush, Fshati Freskia-Kabina Lamce,Fshatra: Klos, Hekal, Molaj, Pocemi”, njofton OSHEE.
“Shoqeria OSHEE e përfaqësuar në terren nga Drejtoria Rajonale Fier ka bërë kallëzim në organet kompetente si një veprim që cënon integritetin e sistemit shpërndarës të energjisë elektrike në Rajonin Fier”, thuhet në fund të reagimit të tyre.
- Reagimi i OSHEE
Ju vëmë në djeni se sot në orën 08:30 është stakuar pa lajmërim dhe në mënyrë të paligjshme NST Poçem 35/6kV asset i Rafinerisë Ballsh ish-ARMO (shoqëri private Bylis Energy) nga punonjesit e kësaj shoqërie.
Si pasojë e stakimit të energjisë, kanë mbetur pa energji 4 linja 6kV të rrjetit shpërndarës të OSHEE të cilët furnizojnë konsumatorët, objektet e rëndësisë së veccantë si Ujësjellësi i qytetit Ballsh, objekte të prodhim shfrytëzimit të Naftës të zonës përrreth, popullatën e zonës si fshatrat Drizar, Kremenar, Kapaj, Selic, Gjerbes, Selic, Ceril, Fratar, Minaz, Kadurov, Bejar, Malas, fshatrat: Drizar, Kud, Corush, Fshati Freskia-Kabina Lamce,Fshatra: Klos, Hekal, Molaj, Pocemi.
Pa energji elektrike aktualisht janë 2784 abonentë rurale, gjithashtu dhe fiderat të cilet furnizojnë puset e naftës në rafineri.
Ky veprim bie ndesh me ligjin e energjisë elektrike 43/2015 dhe akteve nënligjore të saj, kodin e shpërndarjes dhe rregulloren e shfrytëzimit të pajisjeve dhe impianteve elektrike pasi ka cënuar aktivitetet e rëndësishme të sektorëve strategjikë të shoqërisë OSHEE.
Shoqeria OSHEE e përfaqësuar në terren nga Drejtoria Rajonale Fier ka bërë kallëzim në organet kompetente si një veprim që cënon integritetin e sistemit shpërndarës të energjisë elektrike në Rajonin Fier.