Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Korçës.
Një konflikt i çastit është shënuar në afërsi të pazarit të qytetit juglindor, duke i marrë jetën një personi.
Mësohet se viktima është qëlluar me sëpatë në kokë, duke ndërruar jetë në vend.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ku pritet të zbardhë shkaqet e këtij krimi.
Informacion paraprak
Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.