MENU
klinika

Ndahen rolet në qeverinë kosovare

“Qeverinë e udhëheq Kurti, ne Parlamentin…”

31.01.2020 - 19:06

Nënkryetari i LDK, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se deri pasnesër po punojnë për të finalizuar marrëveshjen ku dhe do të votohet të hënën për qeverinë e re.

Haziri thotë se dy partitë kanë hartuar një dokument të marrëveshjes dhe thotë se palët janë pajtur që qeverinë ta ketë Kurti kurse LDK të ketë Parlamentin.

“Konsultimet e ditës së sotme janë në funksion të finalizimit të marrëveshjes me VV-në. Ne kemi arritur për t’i përmbyllur të gjitha dallimet në një dokument voluminoz, i cili është marrëveshje politike e përgatitur.

Jemi në përpjekje që sonte, nesër dhe pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në definimin e rolit, duke u pajtuar që Qeverinë e udhëheqë Lëvzija Vetëvendosje dhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti, ndërsa roli i LDK-së, i fokusuar në këtë fazë te Kuvendi i Republikës”, ka thënë Haziri.

Nuk dihet se për ccfarë kanë rënë dakort dy palët për Kuvendin, pasi LDK ishte e qartë se donte kryeparlamentarin duke i kërkuar LVV të shkarkonte Glauk Konjufcën kurse kjo e fundit ishte e palëkundur për këtë të fundit.