MENU
klinika

"Paketohet lufta antifashiste"

Realizmi socialist hallkë e rëndësishme e artit!

09.01.2020 - 19:50

      Janë rreth 50 vepra të artit pamor, të paraviteve ’90-të, mbledhur dhe botuar në një album. Studiuesi Abaz Hado, e cilëson këtë botim – që ka në qendër tematikën e Luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare – një ngjarje të madhe për artin pamor shqiptar./Konica.al

Lufta Antifashiste-Nacionalçlirimtare, si rrallëherë, vjen në një format të veçantë. Veprat e realizuara gjatë viteve 1945 deri në vitin 1990, nën propagandën e regjimit komunist, por me tematikë luftën, Vjollca Trebicka Konda i ka sjellë në një album.

Monumenti “Nënë Shqipëri” me autor Kristaq Ramën, Muntaz Dhramin e Shaban Hadërrin u paraprin rreth 50 veprave të piktorëve dhe skulptorëve të njohur, si: “Agimi i 17 nëntorit 1944 në Tiranë” i Bukurosh Sejdinit, “Ju flet Tirana” i Pandi Meles, “Vojo Kushi” i Sali Shijakut, “Betimi Partizan” i Guri Madhit, apo “Epika e Yjeve të Mëngjesit” e Edison Gjergos, Ksenofon Dilo me “Kujtim i viteve të Luftës”, edhe shumë vepra të tjera, që pasqyrojnë momente të rëndësishme nga kjo kofë. Studiuesi dhe piktori Abaz Hado, për mediet e ka cilësuar botimin e albumit për 75-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, një ngjarje shumë të rëndësishme artistike.

“Ngjarjet që ndodhën para se të festohej 75-vjetori (tërmeti i datës 26 nëntor 2019) ishin të tilla, që penguan një festim dinjitoz të kësaj ngjarje të madhe dinjitoze, siç është çlirimi i vendit. Për herë të parë, botohet një album dedikuar artistëve të artit pamor, të cilët kanë dhënë kontribut të pamohueshëm në këtë tematikë. Kjo u arrit falë një bije veteranësh, që në nder të prindërve të saj, ndërmori botimin e një albumi, siç është Vjollca Trebicka Konda”, – thotë studiuesi, Abaz Hado, i cili mendon së është vërtet, një ngjarje shumë e madhe për artin e paraviteve ’90-të, artin e realizmit, që tregon se në aspektin e trajtimit të temave të historisë, pati një angazhim total.

“Në tërësi arti i asaj periudhe pasurohet në këtë trend, në pasqyrimin e ngjarjeve historike, jo vetëm lufta partizane, por edhe që nga periudha e Skënderbeut deri në Luftën e II Botërore. Arti shqiptar i realizmit socialist u drejtua në trajtimin e temave historike, të aktualitetit edhe figurave historike”, – thekson studiuesi./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit