MENU
klinika

Kjo nismë pritet të sjellë 40 mln dollarë

Rivlerësimi i pasurisë/ Shtyhet fillimi i procesit

16.01.2020 - 16:41

Procesi i rivlerësimit të pasurisë me tatimin 3%, nga 15% që ishte më parë, duhet të kishte nisur në datën 14 janar, por pritet të nisë zyrtarisht në datën 1 Shkurt.

Ndonëse ligji i rivlerësimit i miratuar në parlament hyri në fuqi në datën 14 Janar, zbatimi i tij është penguar nga një udhëzim që ende nuk ka dalë.

Ministria e Financave dhe Agjensia e Kadastrës bëjnë me dije se ende po përgatitet udhëzimi për aplikimin e proçesit të rivlerësimit. Bëhet fjalë për udhëzimin që lidhet me verifikimine vlerës së pasurive të paluajtshme, e cila do të merret për reference.

Në udhëzim gjithashtu do të sqarohet mënyra sesi do të rivlerësohet një shtëpi e privatizuar me ligjin e vitit 1992, dhe do të ketë shembuj konkretë sesi do të veprohet me një shtëpi që është dhuruar apo ato që janë në proçes legalizimi.

Pas përfundimit të udhëzimit dhe miratimit nga 1 Shkurti në çdo agjensi kadastre në vend do të nisë kryerja e proçedurave të rivlerësimit të pasurive. Ky proces do të vazhdojë deri në fund të muajit gusht.

Nga kjo nismë qeveria pret të gjenerojë 40 milionë dollarë të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit ndërsa vlerësohet se do të jenë mbi 50 mijë pasuri që do të përfitojnë nga ulja e tatimit mbi fitimin. Sipas të dhënave të Kadastrës dy vjet më parë nga kjo nisëm përfituan 64 mijë persona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kushtet që duhet të plotësohen

Pensionet familjare, kush përfiton?

Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas