MENU
klinika

Gjonaj përfshihet në debat

Rrëzohet dekreti i Metës për ‘Anti-shpifjen’

23.01.2020 - 13:50

Komisioni i Medias ka rrëzuar këtë të enjte dekretin e Presidentit Ilir Meta për paketën “Anti-Shpifje”.

I pranishëm në komision është ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dëputetët dhe relatorët e komisonit si edhe këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, i cili u shpreh se disa dispozita të kësaj pakete bien në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtës së lirisë së shprehjes, duke përbërë rrezik për interesin publik.

Fatjona Dimitri: Si mund të gënjeni publikisht të thoni se ligji është konsultuar e dakordësuar me organizmat ndërkombëtare.

Gjonaj: Nëse doni të dini qëndrimin e qeverisë vazhdoj, nëse jo unë largohem. OSBE jo vetëm e mbështet ligjin, por do e monitorojnë zbatimin dhe hartimin e akteve nënligjore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN