MENU
klinika

Aksi Thumanë-Kashar me pagesë

Rrugët që presin zgjidhje në 2020-ën

05.01.2020 - 14:26

Ky vit parashikohet si viti i sfidave për Ministrinë e Infrastrukturës pasi pritet t’i jap zgjidhje një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore dhe energjetike në vend.

Në 2020-ën pritet t’i japë zgjidhje përfundimtare kalvarit të skandaleve dhe zvarritjeve të projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e Unazës së Re nga rreth rrotullimi Sheshi Shqiponja tek pallati me shigjeta.

Fati i ndërtimit të Unazës së madhe të Tiranës ka mbetur pezull që pas skandalit me kompaninë fantazmë “DH ALBANIA” e cila fitoi tenderin e parë me një vlerë prej rreth 20 milionë euro.

Por projekti u anulua pasi u zbuluar se firma kishte falsifikuar dokumentet. Po ashtu ky projekt prek një sërë banesash, dhe shpronësimi i pronarëve me vlerën e tregut siç kërkojnë ata mbetet një problem tjetër.

Sfidda e rradhës është ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë. Loti 7 i pezulluar që kapte vlerën e 23 milionë eurosh është edhe pjesa më e rëndësishme dhe e vështirë e projektit. Në këtë lot përfshihet ndërtimi i tunelit të Kardhiqit, i cili do të bëj lidhjen me lotin 4 dhe 6 të kësaj rruge.

Tenderi për këtë aks pritet të hapet këtë vit pasi në muajin shtator të 2019-ës ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se tenderi i pezulluar do të rihapej pas disa muajsh.

Po ashtu 2019-ta nuk i dha një zgjidhje as ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar e cila pritet të jetë me pagesë, që arrinte në vlerën e 225 milionë eurosh. Ky tender u anulua nga Ministrja Balluku sapo mori detyrën, në 21 janar 2019, pasi sipas saj fondet do t’i kalonin Paktit për Universitetin, dhe pritet të rihapet përsëri këtë vit.

Ndërkohë 15 shkurti i këtij viti ka një rëndësi madhore për infrastrukturën në vend, pasi përfundon afati që kanë 10 kompani të huaja për të paraqitur projektet e tyre për ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Tiranën si dhe krijimin e linjës së re hekurudhore mes Tiranës dhe Aeroportit Nënë Tereza.

Pas mbylljes së garës Ministria e Infrastrukturës dhe BERZH do të shqyrtojnë ofertat dhe projektet e kompanive dhe pas 60 ditësh do shpallin fituesin, ndërsa në prill nënshkruhet kontrata. Projekti zgjat 24 muaj dhe është parashikuar që të arrij në 90.5 milionë euro në total.

Në 2020 pritet të shpallet edhe fituesi i ndërtimit të Aeroportit të Vlorës i 3 në vend. Tenderi mbyllet më 13 mars 2020, ndërsa punimet pritet të fillojnë më 31 maj po të këtij viti.

Duke qenë se shumica e këtyre projekteve prekin ndërtesa të shumta, në vitin 2019 u ndërtua projektligji për krijimin e Agjencisë së Shpronësimeve, e cila pritet të jetë funksionale këtë vit dhe të zgjidh këtë problem duke shpronësuar qytetarët në një kohë të shkurtër.

Një vëmendje të shtuar do të ketë sektori energjetik, me në fokus ndërtimin e parqeve të paneleve diellore apo burime të tjera të energjisë së rinovueshme, për të krijuar sa më shumë mundësi për energji dhe për të ulur importin nga jashtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forumi i Kartës Ndërkombëtare të Energjisë

Balluku: Prioritet diversifikimi i burimeve për energjinë

Aeroporti Vlorës, aksi Thumanë-Rrogozhinë...

Balluku tregon projeket madhore të qeverisë