MENU
klinika

Krimet

Sa njerëz u vranë nga komunizmi?

06.01.2020 - 07:34

Komunizmi, si lloji më gjakatar i pushtetit, ishte sanksionuar si mënyrë drejtimi për shtetet e bllokut të lindjes me në krye Bashkimin Sovjetik. Pjesë e këtyre shteteve ishte edhe Shqipëria e cila vuajti nga diktatura komuniste për thuajse 50 vite.

Krimet e komunizmit, ose më mirë të themi një pjesë e tyre u bënë të njohura pas viteve ’90 kur në këto vende lindi demokracia, herë e fortë si pasojë e desidencave politike, e herë e brishtë si pasojë e lirive që komunistët dhanë. I tillë është edhe rasti i Shqipërisë.

Për të kuptuar krimet e kësaj periudhe, duhet të shohim viktimat që këto krime sollën. Numri është i paimagjinueshëm, është më i madh se ai i Luftës I dhe Luftës II Botërore dhe shumë herë më i madh se ai i sulmeve terroriste.

Sipas një studimi statistikor të “Information is beautiful” të paraqitur në një grafik shqetësues, për vdekjet e shekullit XX, komunizmi ishte shkaku ideologjik kryesor. 94 milion viktimat e këtij rregjimi në Bashkimin Sovjetik, Korenë e Veriut, Kinë, Afganistan dhe Evropë Lindore e kapërcejnë ndjeshëm numrin e viktimave të fashizmit (28 milion).

Tabela e vdekjeve të shekullit XX
Gjatë shekullit të kaluar, më shumë njerëz vdiqën si rezultat i komunizmit sesa nga vrasjet (58 milionë) dhe gjenocidi (30 milion) të mbledhurasë bashku. Numri i vdekjeve të kombinuara të Luftës së Parë Botërore (37 milionë) dhe Luftës së Dytë Botërore (66 milion) tejkalojnë totalin e vdekjeve nga komunizmi me vetëm 9 milion viktima.

Më keq akoma kur sheh në pjesën e poshtme djathtas tabelës “Bota Natyrore” tregon vdekjet nga kafshët (7 milionë), fatkeqësitë natyrore (24 milionë) dhe nga zia e bukës (101 milionë). E çuditshme është se të gjitha zitë e bukës në botë gjatë shekullit XX kanë ndodhur në vendet komuniste: Kina (dy herë), Bashkimi Sovjetik dhe Koreja e Veriut.

Komunizmi ishte dhe vazhdon të jetë një vrasës i tmerrshëm, më i tmerrshmi i historisë post – mesjetare dhe ndër më të tmerrshmit e gjithë historisë së njerëzimit!

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit