Pas deklaratave të së dërguarit të Posaçëm Donald Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vjen një reagim nga ministri i Jashtëm serb Iviça Daçiç.
Grenell në vizitat e tij më Thaçin dhe Kurtin ka përsëritur kërkesën e Washingtonit që Kosova të heq taksën, ndërkohë i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës.
Një kërkesë të tillë ndërkohë e ka kundërshtuar Daçiç, duke thënë se ndalja e një fushate të tillë ndaj pavarësisë së Kosovës nuk mund të kompensohet vetëm me heqjen të taksës.
“Ndalja e fushatës për heqjen e njohjeve nuk mund të kompensohet me heqjen e taksës”, pohoi ministri serb.
Po ashtu ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka rikujtuar se pozicioni i Beogradit mbetet i njëjtë, dialogu duhet të vazhdojë, por vetëm me heqjen e taksës.