MENU
klinika

“Pitbulli” holandez

Shkaku pse Davids mbante syze në fushë

05.01.2020 - 17:51

“Pitbull”-i holandez mbahet mend nga të gjithë sportdashësit, me temperament të zjarrtë dhe nivel teknik mbi mesataren. Edgar Davids, përvec cilësive në fushë, ai mbahet mend si futbollisti me syze.

 Më 1999-ën, futbolli ka kaluar në plan të dytë për Davids për shkak të një problemi në nervin optik. Holanda, Juventus dhe tifozët e futbollit kanë qenë të gjithë të shqetësuar.

Për shkak se doktorët e diagnostikuan herët problemin, Davids mori një trajtim të shkëlqyer. Shikimi i tij u stabilizua, por sytë e tij mbetën të dobët.

Për t’u kthyer në fushë, kishte vetëm një zgjidhje: ai duhej të mbante syze. Në këtë mënyrë, Davids arriti të kthente një sfidë në një aksesor mode.

Syze të zeza, portokalli, të verdha. Edgar e ktheu problemin e tij në një ikonë mode. I adhuruar prej kohësh për mentalitetin e tij luftarak në fushën e lojës, ai u kthye në një idhull për tifozët.

Ishte një nga simbolet e Juventus, por më pas diçka ndryshoi. Lojtari pati një debat me trajnerin Marcelo Lipi dhe u detyrua të transferohej te Barcelona, ku i dha një ekuilibër skuadrës dhe nuk humbi asnjë nga 18 ndeshjet në të cilat luajti.

Përveç karrierës së shkëlqyer, Edgar Davids ka lënë shenjë me syzet e tij dhe konsiderohet akoma sot si një futbollistët më fashion që janë parë në historinë e futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN