15.01.2020 - 09:09
Tre persona mbetën të plagosur lehtë nga shpërthimi i një bombole gazi në një fast-food në Yzberisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:25 të mëngjesit të sotëm në rrugën “3 Dëshmorët”. Biznesi ndodhej në katin e parë të një pallati.
“Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P”, njoftoi policia.
Shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme të mëdha në biznes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.