MENU
klinika

Ç'do të ndodhë me çmimet e ilaçeve?

Shqipëri-Britani/ Nuk ka më marrëveshje tregtare

30.01.2020 - 14:00

Me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian më 31 janar në orën 23.00 me orën tonë lokale, bie edhe marrëveshja tregtare që Shqipëria kishte me Britaninë e madhe, si palë e tretë.

Kjo do të thotë se, duke filluar prej datës 1 shkurt, qeveria dhe autoritetet shqiptare janë të lira të vendosin tarifa për produktet e importit nga Mbretëria e Bashkuar. Deri më 31 janar, këto tarifa përfitojnë nga marrëveshja tregtare me Bashkimin Europian, por duke qenë se Mbretëria do të dalë nga unioni, edhe marrëveshja bie.

Deri më tani, Shqipëria është ndër vendet të cilat nuk kanë negociaur një marrëveshje të re, mes të cilave figuron edhe Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina apo Kanadaja. Për çfarë vlere produktesh bëhet fjalë?

Gjatë të gjithë vitit 2019, vendi ynë ka importuar 5.6 miliardë lekë produkte nga Britania e Madhe, që përkthehen në rreth 46 milionë euro.

Por për çfarë produktesh bëhet fjalë?

Në vend të parë, kryeson kategoria e produkteve me vlerë nominale të lartë, si mjetet e transportit, apo reaktorët. Më pas kemi edhe produkte si pijet, edhe ato alkoolike apo produktet farmaceutike.

Në rast se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nuk do të nënshkruajnë një marrëveshje të re tregtare mes tyre dhe në rast se vendi ynë do të vendosë tarifat bazë me Britaninë e Madhe, ato që aplikon me çdo shtet anëtar të Organizatës Botërore të Tregtisë, atëherë, me shumë gjasa, tarifat e reja do të transmetohen te konsumatori final, duke sjellë edhe një rritje të çmimit të këtyre produkteve, si barnat apo pijet, në tregun vendas.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al