MENU
klinika

Prokurori ka një kërkesë

Shtyhet seanca dëgjimore në KPA për anëtarin e KLP Besnik Cani

08.01.2020 - 10:27

Seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për prokurorin Besnik Cani është shtyrë për 20 janar.

Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka kërkuar shtyrje të seancës pasi do që të jetë i pranishëm mbrojtësi i tij Eduart Halimi.

Po kështu prokurori ka treguar para Kolegjit edhe se i kishte vdekur xhaxhait. Ndërkohë në seancë ishte edhe një nga anëtarët e KLP Sandër Beci.