MENU
klinika

Pasi humbën statusin mbretëror

Tani Harry dhe Meghan mund të mos i ndjekin më këto 10 rregulla!

25.01.2020 - 18:11

Duka dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Harry, habitën botën me kërkesën e tyre për t’u larguar nga familja mbretërore.

Me dëshirën e tyre, ata humbën statusin mbretëror dhe tashmë kanë nisur jetën e re në Kanada.

Tani që s’janë më pjesë e familjes mbretërore, ata janë të lirë të mos i ndjekin më disa rregulla që dikur i kishin të detyrueshme.

Më poshtë po ju tregojmë 10 prej tyre:

1- Çiftit mbretëror nuk i lejohet të japë autografe.

2- Çiftit mbretëror nuk i lejohet të përqafojë fansat.

3-Çifti mbretëror duhet të përfaqësojë Mbretëreshën në ngjarjet zyrtare të familjes.

4-Çifti mbretëror duhet të mbajë një ceremoni pagëzimi për fëmijën e tyre të ardhshëm.

5-Ata duhet të thirren me titullin “Lartmadhëria juaj” dhe jo me emrat e tyre të thjeshtë.

6-Çifti mbretëror nuk duhet të përqafohet apo të puthet në publik, pasi shkelin protokollin.

7-Meghan Markle duhet të vishet vetëm me veshje që i përshtaten statusit të saj mbretëror.

8-Çifti mbretëror duhet të ndjekë rregullin e Mbretëreshës: “Kurrë mos u ankoni, kurrë mos u shpjegoni”.

9-Harry, ashtu si Meghan, duhet t’i zgjedhë veshjet e tij të përshtatshme me statusin e tij mbretëror.

10. Meghan Markle nuk mund t’i rikthehet aktrimit.

Tashmë, Duka dhe Dukesha janë të lirë të mos i ndjekin rregullat e mësipërme dhe të bëjnë një jetë të thjeshtë, megjithëse janë ende kryefjala e mediave në të gjithë botën.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure