Turqia është shkundur mbrëmjen e sotme nga lëkundjet e tërmetit 6,8 ballë, i cili ka shkaktuar deri tani 6 viktima dhe 226 të plagosur.
Qytetarët janë përfshirë nga paniku, ndërsa priten të dhëna të tjera pasi frika për dëmet është shumë e madhe.
Në ndihmë të ekipeve të ndihmës në Turqi, edhe Kosova ka nisur ekipin e saj, i cili do t’i gjendet pranë popullit turk në momente kaq të vështira.
Deri tani, 5 ndërtesa janë raportuar të shkatërruara plotësisht, ndërsa shumë ndërtesa të tjera kanë rrezikshmëri të madhe për qytetarët.
Epiqendra e tërmetit ishte në Sivrice, mirëpo lëkundjet u ndjenë edhe në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.