MENU
klinika

Dokumentar i rrallë

Timo Flloko, si narrator, fotograf dhe inxhinier zëri

13.01.2020 - 07:33

Aktorin Timo Flloko, e shohim në këtë dokumentar të rrallë nga AQSHF, si fotograf dhe inxhinier zëri, por edhe në rolin e narrativit.

Konica.al, ka shkëputur këtë pjesë të një dokumentari të rrallë, të quajtur “Festë e madhe – Valle nga krahinat shqiptare”, – një pjesë, që rrëfen origjinën e zhvillimin e valleve shqiptare, nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.

“Kur vjen vjeshta unë shkel rrugë e pa rrugë, mbi gjethet e rëna të mollëve, të dardhave, të pjergullave, e të arrave. Nëpër rrugët akoma me kashtë të fshatrave, e mbledh valle dhe këngë. Se toka jonë çdo vit, bashkë me grurin, prodhon edhe këngë”, flet përmes narracionit aktori Timo Flloko, në këtë dokumentar të prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1973, me skenar të Kiço Blushit e regji të Pirro Milkanit, me operator Pirro Milkanin dhe Jovan Kondakçiun.

Teksa luhej vallja ku një nga karakteret në skenë, në një fshat malor, kërcente tinëz e dukej sikur çalonte, personazhi ynë Flloko pyet një banor të zonës: “Vërtet është i çalë?”. “Këtë valle e ka nxjerrë një fshatar nga katundi Murgj, Xhaver Kaba.

Ai ishte i çalë dhe nuk e thyente dot gjurin e majtë. Ai s’mund të mos kërcente dhe nxori këtë valle siç e sheh”, – e sqaron banori i zonës. “Simbolike!”, – i përgjigjet Timo Flloko, në rolin e personazhit të fotografit dhe inxhinierit të zërit.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit