MENU
klinika

“Oficer i Lartë i Legjionit të Nderit”

Titulli i Kadaresë/ Ruçi: Busulla për orientimin europian të shqiptarëve

01.01.2020 - 16:59

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi uroi sot shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e marrjes së titullit “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Ruçi e ka cilësuar Kadarenë si busulla për orientimin europian të shqiptarëve.

“Urimet e mia më të ngrohta për titullin e lartë ‘Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’.

Ismail Kadare, Albanian writer, Milan, Italy, 2018. (Photo by Leonardo Cendamo/Getty Images)

Me veprën Tuaj, ju jeni ngjitur prej kohësh në Olimpin e letrave shqipe dhe prej andej ndriçoni historinë, të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Ju na bëni nder të gjithëve sepse jeni busulla për orientimin tonë perëndimor dhe fari i vizionit europian të të gjithë shqiptarëve”, shkruan në urimin e tij drejtuar shkrimtarit Ismal Kadare, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Qoftë fillim i mbarë për popullin tonë"

Vlerësimi i Kadaresë nga Presidenti Macron, reagon Meta