MENU
klinika

Ku qëndrojmë në krahasim me Europën?

Transporti/ Ja sa harxhon një familje shqiptare në muaj

08.01.2020 - 14:44

Anketa e buxhetit të familjeve ka bërë publik një raport mbi shpenzimet e shqiptarëve në transport.

Sipas të dhënave të këtij raporti, që i referohet vitit 2018, reulton se familjet shqiptare shpenzojnë rreth 5100 lekë në muaj për transport. Për frymë, kjo shumë fiksohet në 1387 lekë në muaj, ose 16.600 lekë në vit.

Kjo shumë përkthehet në rreth 6.8% të totalit të shpenzimeve të tyre. Po në Europë sa është kjo përqindje? Eurostat ka publikuar të dhënat më të fundit, ku thotë se, në Europë, norma mesatare e shpenzimeve familjare për transport përkthehet në 13.2% të shpenzimeve totale, dy herë më shumë se familjet shqiptare.

Kjo normë është e barabartë me 1.1 trilionë euro, 7.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të të gjithë Bashkimit Europian, ose 2200 euro për frymë. Në vendin tonë kjo shifër fiksohet në vetëm 134 euro për frymë, ose 16 herë më pak se mesatarja e Bashkimit Europian.

Dhe në fund përsa iu përket shpenzimeve për transportin mbi totalin e shpenzimeve familjare, Shqipëria në një krahasim me Europën është e parafundit. Në vend të parë qëndron Sllovenia, me shpenzimet për transport të familjeve në 16.9% të totalit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cili qytet ka shpenzuar më shumë?

Ulja e temperaturave rrit konsumin e energjisë

Do tatohen të plota apo jo?

Pensionet private/ AMF ndryshon ligjin