MENU
klinika

Blerjet nisin pas datës 15 janar

Tregjet të zbrazura, ankohen tregtarët

05.01.2020 - 16:01

Në nisje të këtij viti, tregjet në kryeqytet janë të zbrazura, pasi qytetarët ende nuk kanë nisur blerjet e produkteve ushqimore. Tregtarët shprehen se blerjet nisin pas datës 15 janar, pasi qytetarët ende konsumojnë ato që kanë mbetur nga festat.

Ditët e para të janarit kanë qenë pushim dhe për tregtarët në kryeqytet, kjo jo sepse ashtu kanë zgjedhur, por sepse qytetarët nuk kanë nisur me blerjet e produkteve ushqimore. Tregtarët shfaqin pakënaqësi për fuqinë blerëse, ndërsa shprehen se qytetarët nisin të blejnë pas datës 15 janar.

“Besoj se nga java tjetër. Fillojnë mbarojnë ato të vitit të ri, pastaj marrin pak nga pak”- thotë një tregtar.

Sipas tyre, shkak janë furnizimet, që kanë bërë për festat e fundvitit. Vitin 2019, e konsiderojnë si të dobët, teksa shprehen se qytetarët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë si më parë.

“Nuk ka para, nuk kanë me çfarë të blejnë”

Pavarësisht pakënaqësive, blerës të shumtë shfaqen optimistë për ditët në vijim, teksa shprehen se situata ka qenë e tillë edhe vitin e shkuar.