Një biznesmen ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se u ofronte qytetarëve ndërtime pa lejë kundrejt parave.
Mësohet se në pranga ra 44-vjecari Sulejman Shahini, pronar i një firme ndertimi ne Elbasan.
Biznesmeni u arrestua nga seksioni i krimeve ne komisariatin e policise Elbasan. Bezat raporton se prej 6 muajsh policia e kishte nen hetim me metoda speciale dhe zbuloi se ky shtetas ne emer te firmes se ndertimit që kishte prej vitesh ne Elbasan u premtonte pronareve te bizneseve ndërtimin pa leje te objekteve apo qytetarëve që kërkonin të ndertonin shtepi pa leje ndertimi.
Sipas burimeve, 44-vjeçari Shahini kishte lidhje te forta edhe me zyrtare te INUV ne bashkinë e Elbasanit nëpërmjet te cilëve u premtonte qytetareve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje kundrejt shumave qe varjojne nga 3 mije deri ne 5 mije euro. Shahni akuzohet për veprën penale “ndërtim i pa ligjshëm”, “Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshëm” dhe , “Fshehje e të të ardhurave”.