MENU
klinika

Dyshimet e para të policisë

Vdes biznesmeni i kromit në Bulqizë

31.01.2020 - 21:45

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në Bulqizë.

Biznesmeni i kromit, Murat Duriçi, është gjetur në një kanal, në gjendje të rëndë, dhe që ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Bulqizë, ndërsa dyshohet se 53-vjeçari është aksidentuar me një furgon.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe grupi hetimor, të cilat po hetojnë rastin.

Policia e Bulqizës reagoi për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje.

Ajo sqaron se biznesmeni është përplasur nga një makinë tip “Ford”, e për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, siç raporton policia, shoferi ka braktisur mjetin pas aksidentit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur dhe shoqëruar në komisariat.

Informacion paraprak

Rreth orës 21.00, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi M.C, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip ‘ford’, ka përplasur këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit