Jo të gjithë e dinë që birra mund të gjejë përdorim të vlefshëm edhe në kozmetikë pasi ndihmon në përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe flokëve.
Majaja e birrës, vitaminat dhe mineralet e gjendura në të janë përbërës të mrekullueshëm si përbërës bukurie.
Birra stimulon nxirjen sepse nxit prodhimin melaninës, mjafton ta spruconi në trup të përzier me pak ujë, por mos zëvendësoni kremin mbrojtës. Ai gjithsesi është i rëndësishëm pasi birra nuk ka SPF.
Birra përmban silic i cili forcon flokët, i bën më të shndritshëm. Me 20 ml qumësht dhe 20 ml birrë përgatitet një maskë të cilën duhet ta mbani disa minuta në flokë të sapo larë.
Pas shpëlarjes aplikoni balsam dhe flokët tuaj do të jenë të shndritshëm dhe të shëndetshëm.
Me tre luleshtrydhe dhe një lugë birrë përgatitet një maskë eksfoliuese e mrekullueshme për lëkurën. Mjafton ta mbani çerek ore dhe ta aplikoni dy herë në javë.
Birra zbut kallot e këmbëve, nëse nëse bashkoni gjysmë gote prej saj me dy filxhanë çaj mente.
Birra forcon thonjtë e dobët për shkak të prezencës së selenit, kaliumit dhe biotinës. Në një gotë përzieni birrë, vaj ulliri të ngrohtë dhe pak uthull molle të pafiltruar. Zhysni thonjtë dhe bëjeni kët procedurë tre herë në javë.