MENU
klinika

Asambleja

Volejbolli shqiptar zgjedh presidentin

25.01.2020 - 16:12

Volejbolli shqiptar vitet e fundit ka bërë disa hapa përpara dhe ndoshta kjo ka bërë që Erlind Pëllumbi të rikonfirmohet në krye të Federatës Shqiptare të Volejbollit, duke u rizgjedhur president i saj.

Ai është zgjedhur në unanimitet nga të gjithë klubet dhe shoqatat anëtare të FSHV-së, gjatë asamblesë së zhvilluar sot në kryeqytet. Rizgjedhja e Erli Pëllumbit është një vlerësim për punën që ai dhe stafi i tij ka bërë gjatë mandatit të parë.

erli pellumbi
erli pellumbi

Konfirmohet edhe shumica e kryesisë së mëparshme, që do ta pasojnë në këtë mision që Pëllumbi ka ndërmarrë. Në kryesinë e FSHV-së, për 4 vitet e ardhshme do të bëjnë pjesë: Artur Dhimo, Gentiana Nicaj, Dashamir Brari, Sokol Halili, Ilia Vasili e Xhozafa Sejfullai.

Federata Shqiptare e Volejbollit organizoi me sukses vitin e kaluar Kampionatin Europian për femra U-19. Edhe kombëtarja ka marrë disa rezultate, ndërsa Partizani kaloi turin e parë në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euro 2018, nuk bëri dot pasaportën

Talentja që la Amerikën për Shqipërinë

Intervista ekskluzive me legjendën Ela Tase

“Volejbollit i fala jetën, të arrish majat, duhet punë”