08.01.2020 - 11:10
Një ditë pas vrasjes në Rrëshen të biznesmenit Kastriot Reçi, policia ka shoqëruar 6 persona por nuk ka ende asnjë të ndaluar.
Bëhet me dije se personat e shoqëruar po merren në pyetje rreth ngjarjes. Policia vijon kontrollet në zonë në lidhje me autorët të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona.
47-vjeçari sipas hetimeve është qëlluar me snajper nga një distance 150 metra.
Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë së bashku me të vëllain dhe sapo kishin parkuar makinën e po hynin në lokalin ‘Mirdita’ në pronësi te tyre. I vëllai kishte hyrë pak disa sekonda më para.