MENU
klinika

Ndjekësit të shokuar

Vret veten krijuesi i serialit të famshëm

08.01.2020 - 10:38

Silvio Horta, krijuesi i serialit të famshëm “Ugly Betty”, është ndarë nga jeta.

45-vjeçari u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami të martën pasi kishte qëlluar veten me armë zjarri.

Silvio njihet për krijimin e një prej serialeve më të njohur të ABC, “Ugly Betty”, ku luan aktorja America Ferrara. Shfaqja e suksesesshme zgjati katër sezone nga viti 2006 deri në vitin 2010.

Silvio ishte regjisori dhe skenaristi i serialit, i cili fitoi dy Gloden Globes, një si Seriali më i mirë Komedi dhe tjetri për Aktoren më të Mirë në një film Komedi.

America Ferrara, Vanessa Williams, Eric Mabius, Ana Ortiz, ishin aktorët kryesorë në film, ndërsa Salma Hayek producente.

Kolegët e Silvios kanë reaguar për vdekjen e tij, me disa statuse prekëse në rrjetet sociale.

Amerikano- kubani, i lindur në Miami, Florida, ishte shfaqur hapur si homoseksual para familjes së tij, që kur ishte 19 vjeç.