MENU
klinika

Tensionet në Beograd

Vuçiç anulon vizitën në Mal të Zi: Duan të asimilojnë serbët

04.01.2020 - 16:56

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas takimit me Patriarkun e Beogradit Irinej ka anuluar vizitën në Mal të Zi për Krishtlindjet Ortodokse pas miratimit të ligjit për liritë fetare nga parlamenti malazez.

Vuçiç e konsideron tashmë qeverisjen malazeze si regjim i cili kërkon të ulë numrin e serbëve në Malin e Zi deri në asgjësim.

“Serbët përfaqësojnë 28.5% të popullsisë në Mal të Zi dhe janë të vetmit të papërfaqësuar në elektorat në gjithë Rajonin e Ballkanit. Është një diskriminim dhe ndaj Kishës Ortodokse të Serbisë.

Por vendosa bashkë me Irinej të anuloj vizitën tek serbët në Mal të Zi për të respektuar pavarësinë e tyre. Prej vizitës time, edhe pse nuk do të kishte fjalime politike mund të kishte përplasje dhe mund të lëndoheshin serbët në Malin e Zi. Ne jemi vëllezër me ta, por vëllezërit duhet të respektohen.’’– tha Vuçiç.

Ndërkohë lidhur me sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd dhe akuzat e kryeministrit Dushko Markoviç, Vuçiç deklaroi:

“Është gënjeshtër që ambasada malazeze ishte e pambrojtur nga gardianët dhe protestuesit nuk donin të hynin brenda godinës. Ambasada malazeze mbrohej nga 1 mijë oficerë policie”– tha Presidenti serb.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë