MENU
klinika

"Daily Mail"

Zbulohen 2 pallate mbretërore që u përkasin ilirëve

13.01.2020 - 15:43

     Ilirët ishin fise të lashta indoevropiane, të cilët jetuan në një pjesë të Ballkanit perëndimor dhe brigjet e gadishullit italian, rreth vitit 260 p.e.s. Pak është bërë e ditur nga sundimtarët e tyre, por sipas studiuesve, tanimë janë dëshmi të pallateve të para të njohura të mbretërve ilirë, – shkruan “Daily Mail”.

Zbulimi vjen nga qendra e hulumtimeve pranë Universitetit të Varshavës, mbi antikitetin e Evropës Juglindore, që ka ndërmarrë studime në zonë, prej vitit 2000.

Arkeologët zbulojnë dy vende që i takojnë mbretërisë së lashtë indoevropiane në Malin e Zi, duke besuar se mund t’i përkasin mbretit Ballaios dhe mbretëreshës Teuta, sundimtarëve të lashtë të ilirëve.

Ilirët ishin një grup i fiseve të lashta indoevropiane, të cilët jetuan në një pjesë të Ballkanit perëndimor dhe brigjet e gadishullit italian, rreth vitit 260 p.e.s. Pak është bërë e ditur nga sundimtarët e tyre, por tashmë studiuesit kanë dëshmitë e para të njohura, të pallateve mbretërore ilire, – sipas “Daily Mail”.

Dy pallatet që u zbuluan në Malin e Zi, sipas arkoelogëve janë cilësuar si “zbulim të madh dhe të rëndësishëm” mbi antikitetin e Evropës Juglindore, nga qendra e hulumtimeve të Universitetit të Varshavës, që e kanë studiuar zonën prej vitit 2000.

Profesori Piotr Dyczek, i cili udhëhoqi studimin, ka theksuar se: “Të gjitha të dhënat që kemi marrë, tregojnë se kemi zbuluar një kompleks pallatesh të sundimtarëve të Rhizon-it (Risan). “Këto janë struktura e para të këtij lloji, zbuluar në zonën e Ilirisë, që mund t’i përkasin mbretit Ballaios(Ballai) dhe Teutës. “Deri më tani, nuk e kemi ditur as që ekzistojnë struktura të tilla”.

Ballaios ishte mbreti ilir i Ardianëve. Edhe pse më parë janë gjetur me bollëk, monedha argjendi dhe bronzi, ky hulumtim është i pari që zbulon pallatin ku ai mund të ketë jetuar. Pas vdekjes së mbretit Ballaios, besohet se mbretëresha Teuta, mori përsipër udhëheqjen e perandorisë ilire.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo gjuhë sot është e fikur ,e harruar

Arvareshu – kjo gjuhë protosarde ilirike


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit